Jose Mourinho ka pranuar se Manchester United do të transferojë edhe një futbollist para se të mbyllet afati kalimtar.
Trajneri portugez është i bindur që para se të fillojë Premierliga më 14 gusht, skuadra e tij do të jetë e kompletuar, duke përfshirë edhe një transferim të fundit, që sipas së gjitha gjasave është Paul Pogba.
“Ndonëse afati kalimtar mbyllet më 31 gusht ne duam që t’i përfundojmë transferimet deri më 14 gusht”, ka deklaruar ‘The Special One’.
“Nuk dua që të jap emra, pasi që siç e dimë Pogba është lojtar i Juventusit dhe derisa të zyrtarizohet gjithçka nuk mund të deklaroj më shumë”, ka shtuar Mourinho.