Jose Mourinho ka bërë të ditur se e ka pasur shumë të vështirë për ta bindur Pogban që t’i bashkohet atij te Manchester Unitedi
Paul Pogba ka qenë më i përfoluri gjatë transferimeve të verës. Francezi kërkohej me ngul edhe nga Real Madridi. Këtë e ka vërtetuar edhe trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho.
Ai ka thënë e ka pasur shumë të vështirë për ta bindur Pogban që të transferohet në ‘Old Trafford’, pasi një tjetër trajner nga një klub i madh Evropian tentoi të nënshkruajë me të, që besohet të ketë qenë Zinedine Zidane.
“Ohh! Ka qenë shumë e vështirë”, tha Mourinho për Goal. “Kam pasur shumë biseda me të në telefon, dhe kam shkëmbyer shumë mesazhe”.
“Mendoj se në mëngjes i telefononte një tjetër trajner nga një klub i madh, derisa pasdite unë”, shtoi portugezi.
“Është dashur të mundohem shumë për ta bindur që të transferohet te ne e jo te klubi tjetër”, përfundoi Mourinho.