Sport

Mourinho: Nuk dua të humbas flokët për të folur për Conten

Antonio Conte kishte thënë disa fjalë thumbuese për paraardhësine e tij në Chelsea, por menaxheri i Man Utd pretendoi që nuk është i mërzitur nga vërejtja.

Ndërsa Chelsea përgatitet që të mbajë kurorën e vitit të kaluar, Conte paralajmëroi lojtarët e tij se do të duhet të shmangin një sezon të ngjashëm me atë që Mourinho ishte përgjegjës në vitin 2015-2016, transmeton Indeksonline.

Duke folur pas fitores miqësore të United 3-0 ndaj Valerengas të dielën, portugezi nuk pranoi të kthente direkt zjarrin edhe pse Mou përsëri bëri atë që din më së miri.

“Nuk e di” , tha ai.

“Unë mund të përgjigjem në mënyra të ndryshme, por unë nuk do të humbas flokët për të folur për Antonio Conten” .

Mourinho tha se ishte i lumtur me përgatitjet e ekipit të tij deri m ëtani.

“Ishte mirë për ne, për shkak të fushës mirë, kundërshtari ishte shumë i mirëorganizuar, duke u përpjekur të luante nga shpina,” tha ai.

“Deri tani, nuk ka lëndime, prandaj të shohim nëse mund ta fillojmë sezonin në këtë situatë pozitive”.

United hapi sezonin e Premier League në shtëpi në West Ham më 13 gusht. /Indeksonline/