Jose Mourinho është shumë afër të rikthehet te Real Madridi.
Jose Mourinho është duke u lidhur me një rikthim te Real Madridi, andaj në verë mund të ndodhë befasia e madhe.
Sipas Don Balon, skuadra spanjolle ka vendosur që t’i ofrojë trajnerit portugez 18 milionë euro pagë në vit.
Drejtori i përgjithshëm i Okdiario, Eduardo Inda, duke folur në El Chiringuito, la zbuluar se ‘mbretërit’ i kanë bërë një ofertë të lartë trajnerit.
“E vetmja gjë është se trajneri portugez ka vënë dy kushte: të bëjë disa largime në skuadër dhe të ketë kompetenca të plota për të bërë atë që dëshiron në fushën e sportit. Mourinho mezi po pret që të rikthehet”, tha ai, përcjell lajmi.net.
“Nëse Mou kthehet në Real Madrid, asistent i Mourinhos dhe trajner i dytë do të jetë Xabi Alonso. Me këtë të fundit trajneri ka marrëdhënie të jashtëzakonshme.”, ka shtuar më tej ai. /Lajmi.net/