Jose Mourinho mendon se blerja e Paul Pogbas, nga Juventusi për 103 milionë euro, nuk është shpenzim i madh për Manchester Unitedin.
Paul Pogba, i cili i kushtoi Manchester Unitedit 2013 milionë euro, po kritikohet për start të dobët këtë sezon.
Por, Jose Mourinho e ka mbrojtur francezin, derisa ka thënë se blerja e Pogbas, për 103 milionë euro, nuk është shpenzim i madh për Manchester Unitedin.
Ai këtë e bazon në të hyrat e klubit prej 600 milionë eurove brenda vitit të fundit, përcjell Express.
“Kur ju llogaritni parat e shpenzuara për përforcime, me të ardhurat e klubit, ju e kuptoni se shpenzimet e klubeve tjera, me nga 20, 30, 40 milionë funte, janë më të mëdha sasa parat e shpenzuara nga Mna Utd për Pogban”, ka deklaruar Mourinh, i cili beson se Pogba do t’i rikthehet formës.