Sport

Mourinho largohet nga Unitedi për këtë skuadër

Jose Mourinho është i gatshëm që të largohet nga Manchester United në fund të këtij sezoni

Trajneri portugez, Jose Mourinho edhe pse këtë sezon me Manchester Unitedin është në vendin e dytë në Premierligë, ende është tetë pikë mbrapa Manchester Cityt në vendin e parë.

Ai po kalon sërish në vështirësi dhe më shumë mundësi do të përfundojë edhe këtë vit pa titullin e Premierligës.

Duke parë rritjen e PSG-së në vitet e fundit dhe transferimet e mëdha që po bëjnë, atëherë në United tashmë janë të bindur se Mourinho mund të largohet për skuadrën franceze, shkruan The Sun.

Ai dëshiron të fitojë edhe një herë Ligën e Kampionëve me një skuadër të tret dhe beson se mundësia më e mirë do të ishte me PSG-në. /Express/