Sport

Mourinho kthen Schweinsteigerin në stërvitje

Pas afro tre muajsh Bastian Schweinsteiger ka stërvitur me pjesën tjetër te ekipit të Manchester United.

Që nga ardhja e Jose Mourinhos në krye të Manchester Unitedit, mesfushori gjerman ka qëndruar jashtë skuadrës, duke mos luajtur në asnjë ndeshje zyrtare me ekipin anglez.

Kur askush nuk e priste në qendrën stërvitore Harrington, Schweini është bashkuar me skuadrën dhe ka stërvitur së bashku me lojtarët e tjerë, transmeton KosovaPress.

Ende nuk dihet nëse ish-reprezentuesi i Gjermanisë do të kthehet dhe të luajë sërish për ‘Djajtë e Kuq’, të cilët nuk kanë fituar në katër përballjet e fundit në Premier Ligë.

Mourinho është në kërkim të një ndryshimi në ekip i cili nuk po arrin të gjejë rezultatet e duhura dhe mund të jetë pikërisht Schweinsteiger çelësi i sukseseve të skuadrës.