Jose Mourinho këmbëngul se Manchester United nuk do të bëjë shpenzime të çmendura këtë verë, në përpjekje për të kapërcyer hendekun me Manchester City.
“Qytetarët” e Pep Guardiolës fituan titullin e Premier League, pesë ndeshje para mbylljes së kampionatit, duke shfrytëzuar humbjen e papritur 1-0 të Manchester United ndaj West Bromwich Albion, të dielën.
Mourinho tha se do të ndërhyjë për ta përmirësuar skuadrën e tij, me burime që tregojnë për ESPN FC se ai do të kërkojë të sjellë të paktën një mesfushor qendror dhe një mbrojtës në “Old Trafford”. Sidoqoftë, trajneri portugez është i bindur se nuk do të ketë ndryshime të mëdha përpara sezonit të ardhshëm.
“Ne nuk do të shpenzojmë më shumë sesa mundemi. Nuk do të bëjmë asgjë të çmendur, – tha Mourinho për “Sky Sports”. – Po përpiqemi të përmirësohemi pak më shumë. Kjo është ajo, që ne do të bëjmë”.