Michael Carrick pritet ta vazhdojë kontratën me Manchester Unitedin
Sipas BBC, Jose Mourinho, menaxheri i Manchester Unitedit, pritet ta mbaj në skuadër edhe për në sezon mesfushorin veteran, Michael Carrick.
35 vjeçari është pjesë e ‘Djajve të Kuqë’ që nga viti 2006 ku ishte transferuar nga Tottenham, përcjell Express.
Mesfushori anglez deri më tani ka luajtur 312 ndeshje për ekipin nga Old Traffrd dhe ka realizuar 17 gola.
Mourinho është i etur që ta mbajë ish anëtarin e West Hamit në skuadër, edhe pse nuk i ka premtuar se do të luaj rregullisht. /Express/