Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, është duke planifikuar një lëvizje shokuese për qendërmbrojtësin e Chelsea.
Mediat britanike raportojnë se portugezi dëshiron të ribashkohet me David Luiz duke e sjellë atë në “Old Trafford”, transmeton Express.
Ish-trajneri i Chelsea është duke e monitoruar braziliani i cili u la jashtë skuadrës për ndeshjen kundër United para dy javëve.
Raportohet se Luiz i ka prishur marrëdhëniet me trajnerin e tij Antonio Conte pasi i vuri në pyetje taktikat e tij pas humbjes së Chelseat ndaj Romës me rezultat 3-0 në Ligë të Kampionëve. /Express/