Sport

Mourinho ‘humb’ besimin te Martial

Trajneri portugez mendon se Anthony Martial nuk i ka shfrytëzuar mundësitë te United.

Jose Mourinho tregohet i ashpër me Anthony Martial. Trajneri i Manchester United, deklaroi gjatë një konference për shtyp se sulmuesi francez nuk ka arritur të shfrytëzojë mundësinë që iu dha për të fituar një vend titullari në formacionin e ‘Djajve të Kuq’.

Marrëdhënia mes tyre nuk është nga më të mirat dhe një gjë të tillë, e vërtetojnë jo vetëm fjalët, por dhe lënia në tribunë e 21-vjeçarit për takimin kundër Stoke City. Madje, për këtë të fundit Jose Mourinho nuk nguroi të jepte shpjegimin e tij në lidhje me vendim e marr.

“Martial nuk arriti të shfrytëzonte mundësinë që i dhashë. Është treguar disi indiferent. Ju e dini që për pjesën e sulmit unë kam dhe shumë futbollistë të tjerë siç janë, Mata, Lingard, Rashford dhe Mkhitaryan”, u ka thënë Mou gazetarëve.

Nisur nga kjo unë nuk mund të mendoj vetëm për njërin prej tyre duke lënë të tjerët jashtë. Shumë prej atyre emrave që përmenda janë angazhuar më shumë se ai.”

Martial ka luajtur shumë pak që nga ardhja e Mourinhos në stolin e Manchester United.