Sport

Mourinho heq dorë nga dëshira e madhe

Jose Mourinho e dëshiron të paktën edhe një lojtar në “Old Trafford” për sezonin e ri.
Ditë më parë, trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, deklaroi se i dëshiron edhe dy lojtarë në “Old Trafford” për sezonin 2017/18 dhe njëri prej tyre ishte Ivan Perisic i Interit.

Por, tani portugezi duket se ka marrë përgjigje negative nga klubi, duke thënë se nga katër kërkesa që i kishte për këtë sezon, e ka zbritur dëshiron në tre, kjo për faktin se United ka shpenzuar afër 400 milionë euro që nga ardhja e Mous.

Pas Lindelof dhe Lukakus, Mou do të tentojë të nënshkruajë me vetëm edhe një lojtar dhe sipas të gjithë gjasave ai do të jetë Ivan Perisic.

“Skuadra jonë nuk është edhe shumë e madhe. Të gjithë e dinë këtë, sepse e kam thënë edhe më parë se objektivi ka qenë katër lojtarë dhe i kam kërkuar klubit katër lojtarë dhe jam i gatshëm tani të shkojë nga katër në tre sepse tregu është shumë i vështirë”, tha Mourinho.

“Disa klube e shohin tregun ndryshe nga të tjerat. Ne nuk jemi gati që të blejmë non-stop. Nuk jemi klub që paguajmë shifrat e kërkuara për lojtarë”.

“Kështu që jam gati nga katër numrin ta zbresë në tre. Me tre lojtarë të ri mund t’i japim një balancë të mirë skuadrës dhe do të na përmirësojnë për të garuar për sezonin e ardhshëm”, shtoi mes tjerash Mourinho. /Gazeta Express/