Futbollisti francez do të mungojë deri në gjashtë javë për shkak të lëndimit.
Jose Mourinho nuk është i kënaqur me sjelljen e Paul Pogbas, që e solli deri te lëndimi këtë javë.
Sipas The Sun, Mourinho dhe stafi i tij e fajësojnë lojtarin që nuk i ka marrë parasysh këshillat e tyre, në lidhje me telashet që ka pasur Pogba edhe në të kaluarën me të njëjtin lëndim, transmeton KosovaPress.
Madje sipas tabloidit britanik, Pogba ka marrë terapi nga një trajner personal duke shpërfillur këshillat e klubit.