Sport

“Mourinho është si Mayweather”

Menaxheri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho është i ngjashëm me legjendën e boksit, Floyd Mayweather Jr, sipas Gary Neville.

Mourinho u kritikua ashpër pas një barazimi 0 me 0 kundër Liverpoolit, por me një fitore kundër Tottenhamit, klubi i tij tregoi një potencial fitues.

Neville, një ish-lojtari i Unitedit thotë se portugezi ka një taktik të ngjashme me boksierin Floyd.

“Pochettino dhe Klopp kanë marrë një reputacion të mrekullueshëm për sulm ndaj trajnerëve. Por, Jose Mourinho është një farë mënyre si Mayweather. Boksieri herë pas herë është quajtur shumë i mërzitshëm, por kur përdor armen e tij, është e vështirë të shpëtosh”, ka thënë Neville.

Sot skuadra e Manchester Unitedit luan kundër Benficës, e vlefshme për xhiron e katër të Ligës së Kampionëve./IndeksOnline/