Sport

Mourinho e tradhton keq Ibrahimovicin, e lë pa skuadër (Foto)

Jose Mourinho nuk beson se Zlatan Ibrahimovic ka të ardhme në Manchester United
Lajmet e këqija nuk kanë të ndalur për Zlatan Ibrahimovicin, i cili tashmë ka filluar fazën e rikuperimit, pas operimit të gjurit të djathtë.

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho beson se Zlatan nuk do të mund të kthehet kurrë në nivelin që ka qenë dhe nuk dëshiron që t’i vazhdohet kontrata.

Portugezi tashmë në vend të tij po kërkon sulmuesin e Manchester Cityt, Sergio Aguero.

Kujtojmë se Ibrahimovic si pasojë e lëndimit mund të kthehet vetëm nga fundi i këtij viti, duke humbur katër muajt e parë të edicionit të ri. /Express/