Jose Mourinho ka trajnuar ekipi që janë në majën e futbollit evropian, duke fituar një total prej 25 trofeve të mëdha dhe duke mposhtur disa nga menaxherët më të mirë.
Por çuditërisht, ishte Celtic që asokohe drejtohej nga Martin O’Neill që i dha Special One stresin më të gjatë karrierës së tij menaxheriale.
Porto mundi ‘Hoops’ në kohë shtesë në finalen e Kupës UEFA 2003, me sulmuesin brazilian Derlei duke shënuar pesë minuta para fundit në Sevilla, transmeton lajmi.net.
Me Porton që ka kaluar 16 vjet pa fituar një trofe evropian, një peshë e madhe nga shpatullat e Mourinhos u hoq dhe ai ende e konsideron atë si lojën më intensive që ka menaxhuar.
”Ajo finale kundër Celtic nuk ishte fitorja më e madhe, nuk ishte gëzimi më i madh, por në aspektin e intensitetit ishte loja ime më e madhe ndonjëherë”, tha Mourinho, sipas Daily Record.
”Ndeshja përfundoi dhe mendova se ‘loja ka mbaruar dhe unë jam i vdekur. Është ende loja më e tensionuar në karrierën time”.
“Unë kam luajtur tre finale evropiane që nga ai vit, dy në Ligën e Kampionëve. Kam fituar shumë tituj, jam përfshirë në shumë ndeshje të pabesueshme”.
“Por në aspektin e jetesës me tension, intensitet, me emocione të ngritura në kufi, loja kundër Celticit i mundi të gjitha”, zbuloi portugezi. /Lajmi.net/