Ditë më parë bukuroshja e njohur Kim Kardashian kishte marrë gjithë vëmendjen e medieve rozë, duke shokuar fansat e saj me të pasmet e saj plot celulit.
Ishte pikërisht ky “skandal”, i Kimit që asaj i rezultoi me humbjen e 100 mijë ndjekësve në Instagram, transmeton Gazeta Express.
Por harrojeni për pak Kimin. Tani motra e saj Kourtney Kardashian si duket po e sfidon motrën e saj.
Ajo pak orë më parë në profilin e saj në Instagram ka postuar një fotografi ku shihet tërësisht e zhveshur.
“Nëna natyrë”, kishte lënë mbishkrim Kourtney e cila nuk kishte lënë vend aspak për imagjinatë.
Por kjo nuk është hera e parë që ajo provokon fansat e saj me fototgrafi kaq të nxehta.
Pak ditë më parë, Kourtney kishte realizuar një fotosesion ku shfaqej pa bikini në pishinë.
Një ditë më parë Kourtney kishte folur rreth lidhjes me ish të dashurin e saj Scott Disick.
Ajo ka deklaruar se asnjëherë më nuk do të bashkohet me Scott Disick./Gazeta Express/