Të martën në orën 14:00 në Prishtinë, është raportuar se një person i gjinisë mashkullore, derisa ishte duke drejtuar motoçikletën Piago pa targa, nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës, ka goditur këmbësorin-viktimën mashkull dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
“Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK-Prishtinë për tretman mjekësor”, njofton policia.
Njësiti policor ka arrestuar të dyshuarin, i cili me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje. /Gazeta Express