Mot me diell dhe me vranësira ka parashikuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës për ditën e martë.
Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të intensitetit mesatar, kurse vende-vende reshjet do të jenë në formë rrebeshi.Temperaturat do të shënojnë rënie të lehta në vlerat e maksimaleve.
Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 2-6 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale parashihen të lëvizin ndërmjet 13-20 gradë Celsius, gjatë gjithë javës.
Do të fryjë erë nga jugperëndimi deri të enjten, ndërsa më tej era do ta ndërroj kahun nga verilindja ku shpejtësia e saj mund të arrijë deri 11 m/s./KosovaPress/