Të paktën tre persona kanë vdekur pas të shtënave në një gjykatë rajonale në kryeqytetin rus, Moskë.
Incidenti ndodhi në një seancë dëgjimore të një bande kriminale dhe filloi kur disa nga të pandehurit u përpoqën të merrnin armët nga oficerët e sigurimit, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve Tass, transmeton Klan Kosova.
Dy të dyshuarit e tjerë dhe tre oficerë u plagosën derisa objekti i Gjykatës është evakuar tashmë.