Rajon & Botë

Moska reagon ndaj vendimit të Rumanisë

Ministria ruse e Punëve të Jashtme i ka dërguar një notë proteste qeverisë rumune, pas parandalimit të aeroplanit ku ndodhej zëvendëskryeministri rus, Dmitry Rogozin, për të hyrë në hapësirën e saj ajrore.

Ministria theksoi se Moska këtë incident e sheh si një “provokim të qëllimshëm që shkakton dëme serioze në marrëdhëniet bilaterale”.

Autoritetet rumune njoftuan sot se kanë parandaluar aeroplanin, në të cilin ishte zëvendëskryeministri rus, Dmitry Rogozin, për të hyrë në hapësirën e saj ajrore.

Ky ndalim nga autoritete rumune është ndërmarre duke respektuar sanksionet e BE-së ndaj Rusisë, të imponuara për shkak të krizës në Ukrainë.

Zëvendëskryeministri rus, Dmitry Rogozin tha se presin një përgjigje pas ndalimit të fluturimit të tij mbi territorin rumun, deri sa po shkonte në Moldavi për t’u takuar me presidentin e vendit, Igor Dodon, transmeton KosovaPress.

the authorE B