Rajon & Botë

Moska dënon votën amerikane për hyrjen e Malit të Zi në NATO

Moskë – Ministria e jashtme ruse tha se vendimi amerikan për të ratifikuar Protokollin për pranimin e Malit të Zi në NATO ishte “një gabim i madh”.

Ministria ruse tha se “kjo është në kundërshtim me interesat thelbësore të popullit të atij vendi, por edhe dëmton stabilitetin e Ballkanit dhe Evropës në tërësi”, raporton agjensia Tanjug.

Në deklaratë, ministria ruse ka theksuar edhe se “nënshkrimi i Protokollit tregon se politika amerikane është ‘inerte’ dhe se Mali i Zi ‘është ngrehur’ në aleancë, pa marrë parasysh mendimin e popullit”.

“Ne e shohim këtë hap si një shfaqje inerte të politikës së Washington-it, e cila reflekton logjikën e konfrontimit në kontinentin evropian dhe zhvillimin e linjave të reja ndarëse. Ne konstatojmë se ngrehja e Malit të Zi në NATO ndodhi pa marrë parasysh mendimin e vërtetë të popullit të këtij vendi të Ballkanit”, tha ministria ruse.

Shtëpia e Bardhë njoftoi zyrtarisht më 11 prill se presidenti amerikan, Donald Trump, ka miratuar pranimin e Malit të Zi në NATO./GazetaExpress/.

the authorE B