Sport

‘Mos e largoni Wengerin’ (Foto)

Jose Mourinho shpreson se Arsene Wenger do të vazhdojë të jetë trajner i Arsenalit edhe edicionin e ardhshëm
Trajneri francez, Arsene Wenger ende nuk e ka vazhduar kontratën me Arsenalin, pavarësisht se kontrata i skadon në fund të këtij edicioni.

Për mos largimin e tij po lutet edhe kundërshtari i tij më i madh, Jose Mourinho, i cili shpreson se Wenger do të qëndrojë.

“Ndjej simpati për të gjithë trajnerët, pasi të gjithë kemi të njëjtën dhimbje. Të gjithë”, tha Mourinho.

“E vërteta është se unë shpresoj se Wenger do të qëndrojë në Arsenal. Më të vërtetë dua. Shpresoj se klubi do të besojë në të, sepse ai i bënë gjërat më mirë. Ai sikurse Alex Ferguson duhet të largohet kur mendon se ka ardhur koha për të ikur”. /Express/