Këngëtarja dhe modelja e njohur Morena Taraku vazhdon të mbetet ndër personazhet më të përfolura.
Ajo është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat shpesh publikon imazhe të ndryshme nga përditshmëria e saj.
Së fundmi, Morena ka publikuar në InstaStory një video shumë interesante, ku ka treguar aftësitë e saj në akrobacinë e lëvizjes me shpejtësi të thikës nëpër gishtërinj.
Pa qenë e vetëdijshme për rrezikun që mund t’i shkaktojë vetes, Morena nuk e pati problem që të realizojë këtë video, në të cilën tregon disa lëvizje të guximshme.
Morena Taraku sprovon veten duke bërë numra të rrezikshëm me thikë. Burimi i fotos: InstaStory
Fansat kanë ngelur të habitur, gjersa videoja ka përfunduar në pak sekonda.
Taraku ka qenë shumë aktive gjatë sezonë së verës, ndërsa projekti i saj i fundit mbetet kënga dhe klipi “Shlif”. /Telegrafi/