Ajo është padyshim njëra ndër femrat më seksi të estradës.
Bëhet fjalë për modelen dhe këngëtaren Morena Taraku, transmeton Gazeta Express.
Morena gjithmonë është komentuar për bukurinë, linjat seksi, stilin e veçantë të veshjes.
Ditë më parë Morena ishte nominuar për çmimin “Femra më e mirë në klip”, në Zhurma VMA, ku edhe fitoi këtë çmim.
Por, si gjithmonë ajo mori gjithë vëmendjen me paraqitjen e saj me veshjen e saj transparente dhe provokuese.
Me këtë veshje ajo kishte vënë në pah të pasmet bombastike që nuk hezitoi t’i nxjerrë në një foto në Snapchat të shkrepur nga dhoma e gjumit përpara se të merrte pjesë në spektakël.