Sport

Morata pranë United?

Alvaro Morata kësaj vere do të largohet nga Real Madridi, por për momentin mbetet enigmë se ku do të vazhdojë karrierën.

Skuadra e Manchester United duket se është shumë afër sjelljes së futbollistit spanjoll në radhët e veta. Anglezët thonë se janë dakorduar tashmë me futbollistin, ndërsa për më tepër detaje pritet të dihet javën e ardhshme.

Mediat shkruajnë se është e sigurt se transferimi i Morata nga Reali do të jetë më i larti i ndonjë futbollisti spanjoll deri më tash. Mbretërit për sulmuesin do të marrin dëmshpërblim ndërmjet 70 deri 90 milionë euro.

Rekorderi i deritanishëm është Fernando Torres, i cili nga Liverpul kaloi në Chelsea për 58 milionë euro.