Sport

Morata merr një ofertë të çmendur nga Kina (Foto)

Skuadra kineze, Tianjin Quanjian, është hedhur në aksion për ta transferuar Alvaro Moratan nga Real Madridi.

E ardhmja e Alvaro Moratas vazhdon të mbetet e paqartë. Sulmuesi ka shfaqur dëshirën që të largohet nga Los Blancos, por deri më tani nuk ka lëvizur asgjë në këtë drejtim.

Sipas Onda Cero, skuadra kineze, Tianjin Quanjian, ka shfaqur interesim për ta transferuar Alvaro Moratan nga Real Madridi.

Thuhet se Tianjin Quanjian, skuadër e cila drejtohet nga Fabio Cannavaro, i ka ofruar Moratas një kontratë pesëvjeçare me një pagë prej 30 milionë euro neto në sezon, përcjell Express.

Pavarësisht ofertës së majme, thuhet se Morata nuk dëshiron të transferohet në Kinë. Ai ka oferta edhe nga Chelsea dhe Manchester United. /Express/