Sulmuesi spanjoll nuk është i kënaqur me hapësirat te Real Madridi.
Alvaro Morata kërkon nga Reali që ta shesë te Chelsea.
Kështu të paktën shkruan Daily Star, që ndër të tjera thotë se lojtari ka pasur kontakte me trajnerin e ‘Bluve’, Antonio Conte për një transferim në Stamford Bridge gjatë verës, transmeton KosovaPress.
Morata që këtë sezon është kthyer në Bernabeu pas një aventure dy vjeçare me Juventusin, por në të shumtën e kohës ka qëndruar në bankë si zëvendësues i Karim Benzemas.
Kujtojmë që nga muaji qershor Reali do të ketë të drejtë të bëjë transferime, pas dënimit që kishte marrë nga FIFA një vit më parë.