Arsenal ka hyrë në garë për sulmuesin e Real Madridit, Alvaro Morata
Pavarësisht se Arsenal ka transferuar sulmuesin Alexandre Lacazette, trajneri Arsene Wenger e dëshiron edhe një sulmues tjetër në skuadër.
Sipas Don Balon, Arsenal e dëshiron sulmuesin Alvaro Morata, i cili dëshiron të largohet nga Santiago Bernabeu.
Morata shihet si zëvendësues i Alexis Sanchez, i cili dëshiron të largohet, për t’u transferuar te një skuadër që luan në Ligën e Kampionëve.
Përveç Arsenalit, për Moratan interesohen edhe Milan dhe Chelsea. /Express/