Sulmuesi spanjoll shumë shpejt pritet të transferohet në Londër.
Alvaro Morata ka zgjedhur Chelsean si skuadrën e tij të ardhshme.
Futbollisti i Real Madridit, do të largohet nga ‘Los Blancos’, dhe ndonëse flitej për një kalim të tij te Milani në Serie A, ai do të shkojë te skuadra e Antonio Contes.
Për të transferuar sulmuesin 24-vjeçar, Chelsea do t’i paguajë Realit plot 80 milionë euro, derisa Morata do të bëhet sulmuesi i parë i kampionëve të Anglisë, pasi që Diego Costa është pranë largimit nga Stamford Bride.
Siç raporton Telegraph, orët në vazhdim do të jenë përcaktuese për transferimin e Moratas te Chelsea.