Sport

Morata afër zyrtarizimit, në radhë Lukaku?

Manchester United tashmë është shumë afër realizimit të blerjes së Moratës nga Reali i Madridit. Pas largimit zyrtar të Ibrahimoviç, United duket se nuk do të vonoj shumë zëvendësimin e tij me një ndër sulmuesit më të kërkuar në treg.

Por pavarësisht kësaj marrëveshje, që është drejt zyrtarizimit, Mourinhos synon një tjetër emër për sulmin dhe bëhet fjalë për belgun e Everton, Romelo Lukaku, i cili ka zhvilluar një sezon fantastik në Liverpul me blutë.

Chelsea është nja nga klubet që kërkon prej kohësh rikthimin e Lukakut në Londër, por skemat e Contes nuk është se i pëlqejnë sulmuesit belg.