Sport

Montella: “Milani po përmirësohet”

Montella premton ditë më të mira për Milanin.

Vincenzo Montella ishte në prag të shkarkimit, por fitorja 2:0 e Milanit në udhëtim te Sassuolo e ka shpëtuar tani për tani italianin.

Ai beson se situata nuk është ashtu siç shumë e mendojnë dhe beson se skuadra dita ditës po përmirësohet.

“Bëmë 10 gjuajtje në drejtim të portës, më shumë se çdo ndeshje këtë sezon. Kjo nënkupton se po përmirësohemi, edhe përkundër se disa njerëz nuk e vërejnë, jemi në rrugën e duhur”, u shpreh Montella.

“Pash shumë gjëra pozitive. Ishim të organizuar, lejuam shumë pak hapësira prapa dhe krijuam shumë shanse me 10 goditje në portë, kështu që jam i lumtur”, shtoi ai. /Gazeta Express/