Sport

Montella: Lojtarëve të Milanit u mungon diçka të cilën unë kisha si lojtar

Trajneri i AC Milan, Vincenzo Montella, beson se lojtarët e tij duhet të tregojnë më shumë zemërim nëse dëshirojnë të korrin sukses këtë edicion.

“Jam i lumtur me mënyrën se si po punojmë, edhe pse ka disa gjera themelore që mungojnë, por na duhet kohë për të marrë rezultat,” tha Montella për Corriere dello Sport.

“Për momentin na mungon paksa zemërimi me të cilin duhet të karakterizohet çdo lojtar, sipas mendimit tim. Kur unë luaja futboll, gjithmonë kisha dëshirë t’iu hakmerresha kundërshtarit,” shtoi ai.

Ai mendon se këtë lloj zemërimi duhet trajnuar.