Kylian Mbappe deri më tani nuk ka kërkuar lugimin nga Monaco
Vadim Vasilyev, nënkryetari i Monacos, ka bërë të ditur se Kylian Mbappe deri më tani nuk ka kërkuar largimin nga Kampioni i Francës.
Ylli i ri francez kërkohet nga Real Madrid, Manchester City, Arsenal dhe Barcelona, përcjell Express.
“Ne jemi ende në diskutime me Kylian, por ai kurrë nuk ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga klubi,” tha Vasilyev.
“Ai ka shumë oferta dhe do të vendos vet se çfarë do të bëjë. Por, dëshirja e Monacos është që ai të mbetet”, ka theksuar Vasilyev.
Në fund, Vasilyev ka bërë të ditur se lëndimi i Mbappes, i pësuar në ndeshjen ndaj Toulouse, nuk është i rëndë. /Express/