Kampionët e Francës nuk janë të kënaqur as nga oferta e tretë për mesfushorin e tyre.
Arsenali ka marrë një tjetër përgjigje negative nga Monaco, për transferimin e Thomas Lemar në Londër.
Sipas medieve angleze, oferta e tretë e ‘Topçinjve’ prej 55 milionë eurosh është hedhur poshtë nga drejtuesit e Monacos, të cilët duan ta mbajnë mesfushorin në skuadër edhe për sezonin tjetër, transmeton KosovaPress.
Vetë Lemar ka shprehur dëshirën për t’iu bashkuar skuadrës që drejtohet nga Arsene Wenger, por rezistimi i Monacos duket se do t’ia bëjë të pamundur Arsenalit për ta transferuar 21-vjeçarin.





















