Skuadra franceze ka qenë shumë aktive në këtë afat kalimtar.
Pas shitjeve të disa nga yjet kryesorë të skuadrës, Monaco ka investuar edhe në blerjen e katër futbollistëve të rinj.
Kampioni i Francës ka prezantuar ardhjet e Stevan Jovetiq, Rachid Ghezzal, Adama Diakhaby dhe Keita Balde, transmeton KosovaPress.
Monaco është përfituesi më i madh i këtij afati kalimtar pasi që nga shitja e futbollistëve ka fituar plot 289 milionë euro.