Sport

Monaco e fortë për Manchester Cityn

Në takimet që janë duke u zhvilluar sonte në kuadër të Ligës së Kampionëve, Monaco është duke u treguar e fortë për Manchester Cityn, e cila pjesën e parë e ka fituar 2-0.

Golat i shënuan Kylian Mbappe Lottin (8’) dhe Fabinho (29’). Me këto gola, rezultati i përgjithshëm është 5–5, i cili rezultat e favorizon Monacon, transmeton KosovaPress.

Kurse në takimin tjetër Atletico Madrid dhe Bayer Leverkusen, nuk është shënuar asnjë gol. Me këtë rezultat në çerekfinale shkon Atletico Madrid, pasi rezultati është 4-2.