Një shpërthim jashtë stadiumit ‘Stade de France’ disa orë para çerekfinales së Euro 2016, ka ngjallur frikë në mesin e tifozëve, duke shkundur planet e futbollit.
Tifozët që arritën për ndeshjen e natës së sotshme mes Francës dhe Islandës dëgjuan një shpërthim rreth orës 17:30.
Por, sipas Express.co.uk më vonë u kuptua se policia e kishte bërë një shpërthim të kontrolluar jashtë stadiumit, transmeton Gazeta Express.
Tensionet tashmë janë rritur në vend pas paralajmërimeve se mund të ketë sulme terroriste nga militantët e Shtetit Islamik të cilët patën thënë se dëshirojnë të sulmojnë kampionatin.
Sipas videos së publikuar në Twitter nga momenti kur u dëgjua shpërthimi, policia e kreu një shpërthim të kontrolluar për shkak të një veture të dyshimtë të parkuar jashtë stadiumit.
Shiko videon KËTU