Sport

Momenti kur Solari e ndërron rrugën, për t’i ikur përplasjes me tifozët e Realit

Real Madrid është eliminuar në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit duke u mundur 0-3 nga rivalët e Barcelonës.

Me humbjen në Kupën e Mbretit dhe distanca e konsiderueshme në renditjen tabelare në La Liga, e bën Real Madridin të fokusohet vetëm në Ligën e Kampionëve, ku ka marrë rezultat pozitiv nga ndeshja e parë me Ajaxin.

Kjo situatë, dhe sigurisht humbja e fundit kanë detyruar trajnerin e Real Madridit, Santiago Solari, të ndryshojë rrugën për t’iu ikur një përplasje me tifozët derisa po shkonte në qendrën stërvitore të skuadrës.

Mediet në Spanjë kanë postuar një video ku shihet Solari, teksa në momentin e fundit ndryshon rrugën për t’i ikur një përplasje me tifozët e Real Madridit.

Kujtojmë se Solari ka marrë drejtimin e Real Madridit në muajin tetor të vitit të kaluar, duke zëvendësuar të shkarkuarin Julen Lopetegui./Lajmi.net/

the authorBurbuqe Metolli