Paul Scholes shënoi shumë gola të mira për Manchester United gjatë karrierës së tij të lavdishme.
Mesfushori anglez kishte shënuar nga 25m largësi kundër Barcelonës në Old Trafford për t’i dërguar Djajtë e Kuq në finale të Ligës së Kampionëve më 2007-08.
Megjithatë, nuk ishte Scholes ose ndonjëri nga bashkëlojtarët e tij që u emërua lojtari i ndeshjes nga BBC Sport.
Lionel Messi, vetëm 20 vjeç atëkohë, kishte bërë një driblim të mahnitshëm në Teatrin e Ëndrrave, duke mposhtur totalisht Paul Scholes, transmeton Gazeta Express.
Scholes nuk do ta harrojë kurrë momentin kur Messi e dërgoi atë herët në pension gjatë të njëjtës ndeshje.
Messi i doli përballë legjendës së United dhe ia doli që t’i ikte nga ana e majtë duke e kaluar topin në mënyrë briliante nga këmba e djathtë në të majtë – dhe duke hyrë kështu në zonën e penaltisë.
Shikojeni momentin:
Messi vs Paul Scholes, le milieu adoré des Mancuniens. Il a cligné des yeux et Messi était parti. pic.twitter.com/z3Vsq1nInP
— Yannis (@YannisZimm) July 15, 2016