Kampioni anglez Chelsea, është turpëruar në Ligën e Kampionëve nga gjiganti italian, Roma, duke u mposhtur me rezultat 3 me 0.
Ekipi i drejtuar nga strategu italian, Antonio Conte, duhet ta harrojë këtë ndeshje sa më shpejtë në çdo aspekt të lojës.
Reparti i mbrojtjës e la në baltë Conten, pasi dështuan të ndalin sulmet e romakëve. Antonio Rudiger, Davdid Luiz dhe kapiteni Gary Cahill ishin nga minuta e parë, transmeton arbresh.info, të cilët për asnjë moment nuk ishin në elementin e lojës.
Kjo treshe kaluan një natë të tmerrshme, ata u turpëruan nga sulmuesi Dzeko i cili me nje lëvizje të thjesht gjeti krejtësisht të lirë bashkëlojtarin e tij Diego Perroti, i cili dështoi të shënojë golin e dytë të tij personal./arbresh.info/