Sekretari organizativ Dardan Molliqaj në një konferencë për media ka prezantuar matjet e opinionit publik që e ka bërë organizata Omnibus.
Sipas këtij hulumtimi që është bërë në muajin mars në pyetjen se për cilën parti do të votonin qytetarët del se Vetëvendosja ka dal e para me 29 përqind e pasuar nga PDK me 18.4 përqind, LDK me 16.4 përqind, etj. Molliqaj tha se për këtë matje të opinionit publik organizata Omnibus është paguar me 1 mijë e 600 euro nga Vetëvendosje ndërsa ajo vepron në Kosovë tash e 15 vjet.
Omnibus sipas Molliqajt në këtë matje e ka bërë pyetjen edhe se për cilën parti kanë votuar në vitin 2014 ku për PDK-në kanë votuar 26.40 përqind, për LDK-në 18.4 përqind, Vetëvendosje 15 përqind, AAK 11.60 përqind dhe AKR me 16.4 përqind./KosovaPress/