Lëvizja Vetëvendosje nuk ka vija të kuqe për LDK-në, por pa Isa Mustafën në krye të saj. Kjo parti nuk e refuzon LDK-në, ajo nuk udhëhiqet nga kryeministri aktual.
Këtë deklaratë e ka thënë sot sekretari organizativ i kësaj Lëvizje Dardan Molliqaj. Në një konferencë për media Molliqaj tha se nuk e përjashtojnë koalicionet me asnjë parti politike në Kosovë, përveç me Partinë Demokratike të Kosovës./KosovaPress/