Në Bruksel është duke u zhvilluar biseda mes presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe shefes së diplomacisë evropiane, Dederica Mogherini.
Takimi bilateral mes Vuciqit dhe Mogherinit ka filluar pak pas orës 10:00 në ndërtesën e Shërbimit të Veprimit të Jashtëm Evropian në Bruksel, transmeton Indeksonline.
Pas takimit veç e veç, Mogherini do zhvillojë takim të përbashkët me Vuçiq dhe Thaçin./Indeksonline/