Luka Modric është shumë i lumtur që Zinedine Zidane është trajner i Real Madrid dhe suksesin e arritur ia atribuon atij
Mesfushori i Real Madridit, Luka Modric ka treguar se trajneri Zinedine Zidane është special dhe ka sjell qetësi dhe stabilitet në skuadër.
“Të kesh Zidane çdo ditë në stërvitje është diçka speciale dhe ne po e shijojmë këtë. Suksesin që e kemi arritur në vitet e fundit është plotësisht mëritë e tij”, tha Modric për faqen e UEFA-s.
“Ai ka sjellë në skuadër qetësi dhe stabilitet, ku ka krijuar edhe një atmosferë fantastike. Ai ka bërë që të gjithë lojtarët të ndjehen të rëndësishëm dhe special”, vazhdoi ai.
“Është e vështirë të fitosh atë që e ka bërë ai. Karizma e tij ka luajtur po ashtu rol të rëndësishëm dhe ne po e shijojmë të punojmë me të. Ai nganjëherë na bashkohet në stërvitje dhe ende i ka aftësitë që i kishte si lojtar”, tha në fund Modric.
Që kur Zidane e mori drejtimin e Realit në fillim të vitit 2016, francezi ka drejtuar drejt dy titujve të Ligës së Kampionëve, një La Liga, një Kupë Bote dhe një Superkupë të Spanjës dhe dy Superkupa të Evropës. /Express/