Sport

Modriç: Mund ta fitojmë Ligën e Kampionëve

Kapiteni i kombëtarës kroate të futbollit, Luka Modriç, i cili luan te “madrilenët”, tha sot se Real Madridi mund ta fitojë Ligën e Kampionëve, por sipas tij së pari duhet të fitojnë nesër në Itali kundër Napolit.

Real Madrid nesër takohet me Napolin në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.

Madridi krahas Ligës së Kampionëve, është duke luftuar edhe për të mbajtur pozitën e parë në Ligën Spanjolle, ku është vetëm 2 pikë para Barcelonës, transmeton KosovaPress.