Mesfushori i Real Madridit nuk është ndarë i kënaqur me futjen e teknologjisë në futboll.
Luka Modric ka reaguar ashpër ndaj teknologjisë, e cila ka filluar të përdoret në futboll dhe rasti i fundit është në ndeshjen mes Real Madridit e Club Americas në kuadër të Kupës së Botës për Klube, ku madrilenët triumfuan 2:0.
I dyshimtë ishte goli i Cristiano Ronaldos që u pranua me ndihmën e teknologjisë që përcaktoi se portugezi ishte në pozitë të rregullt.
“Mendoj se krijon konfuzion të madh te të gjithë dhe shpresoj që kjo rregull mos të përdoret në të ardhmen, për mua ky nuk është futboll”.
“Ne duhet të fokusohemi në lojë, megjithatë nuk kam mbetur i impresionuar nga kjo mënyrë e përdorimit të teknologjisë”, ka thënë kroati.
Kjo është hera e parë që teknologjia me video incizime po përdoret në ndeshje zyrtare dhe shumë shpejt pritet të aplikohet edhe nëpër ligat evropiane.