Sport

Mlada Boleslav – Shkëndija, ja kë e favorizojnë bastoret (Foto)

Mlada Boleslav – Shkëndija do të përballen sot, nga ora 19;00, në kuadër të rrethit të tretë kualifikues për Europa League.

Mlada Boleslav shihet favorit në përballjen me ekipin nga Tetova sipas bastoreve sportive, shkruan Gazeta Express.

Fitorja e ekipit çek ka kuotën 1.40 euro, derisa fitorja e tetovarëve është kotuar me koeficientin 6.75. Ndërsa, Barazimi ka kuotën 4.25.

Shkëndija, edhe pse llogaritet si autsajder në këtë takim, është në prag të kualifikimit në fazën tjetër të Europa Leagues pasi ndeshjen e parë e ka fituar me rezultat 2:0. /Express