Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, me anë të një njoftimi ka bërë të ditur se Dukës nesër do t’i ndahet një mirënjohje në kabinetin e ministrit Kujtim Shala.
“Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, me datë 01. 11. 2016, pra nesër, në ora 13:00, në kabinetin e ministrit Kujtim Shala, organizon një pritje për kryetarin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Dukën, me ç’rast do t’i jepet Mirënjohje për kontributin e dhënë për futbollin shqiptar dhe për ndërkombëtarizimin e futbollit të Kosovës”, thuhet në njoftimin e MKRS-së, përcjell lajmi.net.
Federata Shqiptare e Futbollit ka luajtur rol kyç në ndërkombëtarizimin e futbollit të Kosovës, që këtë vit u pranua me drejta të plota në UEFA dhe FIFA.