Eric Bailly dhe Henrikh Mkhitaryan kanë debutuar me Manchester Unitedin
Qendërmbrojtësi, Eric Bailly dhe mesfushori Henrikh Mkhitaryan, të cilët u transferuar këtë verë nga Villarreali respektivisht Borussia Dortmundi, kanë debutuar me fanellën e ‘Djajve të Kuq’.
Dy lojtarët në fjalë e nisën nga fillimi miqësoren ndaj Wiganit, ku Unitedi po fiton 1:0 me golin e të riut William Keane, i cili shënoi për 1:0 në minutën e 49’të.
Mkhitaryan u largua në fillim të pjesës së dytë, derisa Bailly vazhdon të qëndrojë në fushë. /Express/
